Gjira Kajtazi para dy muajsh është bërë nënë. Artistja solli në jetë fëmijën e saj të parë, djalin të cilit ia la emrin Maël.
Gjira asokohe poashtu postoi një fotografi në Instagram, të momentit kur ajo mori në krahë foshnjën, bashkë me burrin e saj.
‘Ky është momentin që ndryshoi jetën tonë përgjithmonë’, ka shkruar Gjira.
Ajo gjithnjë ka qenë aktive në rrjete sociale edhe gjatë kohës kur ishte shtatzënë, duke njoftuar ndjekësit e saj për ecurinë e shtatzanisë. Para ardhjs së Maëlit në jetë ajo kishe thënë se do postonte foto të çunit por jo ta tepronte.
E postimi i saj i fundit ka të bëjë me realitetin e mëmësisë dhe sa dërrmuese mund të jetë ndonjëherë. Në instagram ajo postoi një imazh te saj me foshnje në duar duke shkruar:
“Ky është aj momenti triumfus pas 8 ore „luftë kundër ngërqit“më në fund u dorëzua e krejt çka mbeti me thanë është: „flejti!“. ‘Mos e mbaj n‘dorë ton kohën, se llomitet’ Po çka mi bo? Qysh me qetësua një bebe që s’ka 2 muaj në këtë botë dhe kërkon praninë sa më afër, sa më gjatë … e unë ja jap edhe pse po më duhet goxha shumë me duru kom me të mbajt sa të duhet ty o evlad se ski qare pa u dorëzu dikur, po aman veq mos qaj.” /Prive.al