Ky ishte vetëm fillimi për Ronela Hajatin, ajo sapo i premtoi publikut shumë…

By

Ronela Hajati, verën e këtij viti e ka filluar vrullshëm dhe më shumë sukses. Si fillim me parimin “dy janë më mirë se një”, Ronela Hajati dhe Reperi Don Phenom, lansuan dy projekte të përbashkëta.

Publikimi i bashkëpunimeve, njëri “Dilema” dhe tjetri “Çohu”, u publikuan për njëherësh, duke lënë publikun shumë konfuz që të mos mund të zgjedhin se cila ishte e preferuara e tyre.

Ronela Hajati vazhdoi me projektin e radhës, i cili quhet “Lage” duke e publikuar bashkë më videoklip.

Por kjo nuk do të jetë e gjitha, sivjet do shohim më shumë Ronelë se që e kemi menduar.

Ishte vet këngëtarja që në Instagram shkroi për punën e madhe brenda në më pak se dy muaj, shprehu mirënjohjen për publikun që e mbështetën dhe premtoi edhe 5 projekte tjera që do marrin jetë kësaj vere!

Në postimin e saj në Instagram ajo shkroi:

“Faleminderit me zemer per cdo fjale e kritike per te gjitha projektet e mia se fundmi!
Ne me pak se dy muaj jane realizuar 4 projekte te reja… Shume pune,por shume dashuri e marre prej jush! Jane dhe 5 projekte te tjera qe presin te marrin jete keto muaj! Ronela ju do!” /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm