Dyshja Blunt e Real para disa javëve kanë publikuar projektin ‘Gjini, gjini’ ku që në start pati goxha shumë vëmendje, kjo falë edhe titullit interesant.
Emrat e projekteve kanë pasur gjithmonë vëmendje tek kjo duo pasiqë janë kujdesur të jenë të vëmendshëm në këtë aspekt.
Por, përtej këtyre tashmë kur edhe “Gjini, Gjini” pati efektin e saj radha është për një tjetër produksion muzikor.
Kështu kanë treguar artistët në llogarinë e tyre në Instagram duke shkruar vetëm ‘Së shpejti’ pa dhënë më shumë detaje.
Se ku do të godasin këtë herë mbetet të shihet./Prive.al