Prezantuesja Elita Rudi, e ftuar në “hajeose thuaje” sfidoi Gjikon me një pyetje që lidhej me profesionin e saj.
Rudi kërkoi nga bashkëshorti emrin e një personazhi publik që nuk duhet ta ftojë në emisionet e saj.
Gjiko u përgjigj duke zgjedhur Milaim Zekën, për të cilin ka respekt por që nuk do e donte të intervistuar nga gruaja.
E gazetari i njohur për natyrën e tij provokative e kontraverse ka reaguar në rrjete sociale.
Ai ka ndarë një video nga ato që qarkullojnë në rrjet për “arsyen pse Gjiko e tha emrin e tij”.
Në insert është përfshirë një intervistë e vjetër e Milaimit për Elitën në të cilën ai ngacmon duke thënë se “ISIS nuk do godiste nëse do shihte” pamjen e Elitës.
Të jetë kjo intervistë specifikisht arsyeja? /Prive.al