Gjiko po vjen me një projekt të ri

By

Kanë kaluar gjashtë muaj që nga projekti i tij i fundit muzikor i reperit Gjiko  “Bakllava” në bashkëpunim me Butrint Imerin.

Mirëpo vera po vjen e me të edhe projekte të reja nga reperi ku javën e kaluar Gjiko dhe ekipi i tij kishin udhëtuar për në Sarandë, Shqipëri për të filluar xhirimet e klipit të ri.

Kënga  do të titullohet “Coco Jumbo”, këngë kjo që është shumë ritmike dhe e shumë e këndshme për ditët e nxehta.

Në klip do të ketë shumë jahte, do të promovohen shume plazhe të bukura të Shqipërisë e do të jetë në praninë e shumë femrave me bikini.  /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm