Reperi kosovar Gjiko, kaloi pushimet dimërore në një resort fantastik në ishujt Maldive, së bashku me të dashurën e tij Elita Rudin.
Por nga atje nuk ia doli të kthehej pa një “therë në këmbë”, për shkak se nuk i respektoi disa rregulla të vendit ku ;po qëndronte.
Duke mos e ditur që po i thyente rregullat, ai e kishte marrë peshkaqenin nga deti dhe kishte realizuar një video, mirëpo kjo është një specie e mbrojtur me ligj në Maldive.
Për këtë arsye, Gjiko është vendosur në listën e zezë të mysafirëve të hotelit “Kurdeu Island Resort”, të cilët kanë komentuar edhe në rrjete sociale, duke u thënë ndjekësve të mos shqetësohen sepse peshkaqeni është kthyer në ujë.
Ndërsa sa i përket mysafirit, që në këtë rast është Gjiko, ata kanë kërkuar edhe nga autoritetet lokale të merren me këtë çështje. /Prive.al