Ditët në Maldive kanë qenë eksperiëncë e ‘çmendur’ për Gjikon.
E pamë të ‘përvëluar’ nga dielli, e nën shoqërinë e peshkaqenëve të vogël por duket se befasitë nga reperi nuk kanë të ndalur.
Për të parën herë në destinacionin tropikal ai i është nënshtruar, besoni ose jo, pedikyrit!
Në një prej videove të fundit ai shihet teksa trajton thonjët e këmbës dhe shprehet: ‘Po e humbas virgjërinë në pedikyr’.
Miratimin e Elitës duket ta ketë për faktin se po i nënshtrohet tretmaneve të njejta në po të njejtin vend.
Një reper që i lyen thonjët e këmbëve? Epo e pamë tashmë edhe këtë gjë… /Prive.al/