Pas suksesit të madh me këngën “Gabime”, Gjiko dhe Nora Istrefi janë bërë sërish bashkë për një këngë të re.
Këtë e dëshmon ambienti i njëjtë i të dy artistëve të cilët kanë postuar fotografi së fundmi në Instagram.
Nora Istrefi sapo publikoi një imazh me fustan të bardhë nën të cilën ka shkruar: “A jeni gati për këngën time të re Anna?”.
Ndërkaq, Gjiko, dje shkroi: “Po nuhas mega-hit”.
Nuk ka detaje të tjera rreth këtij bashkëpunimi e as data e saktë e publikimit./Prive.al