“Hmm” është projekti i fundit i Gjestit i cili shumë shpejt do ta humbasë këtë epitet.
Pas sukseseve të këngëve që rezultuan hit, këngëtari do e “thyejë” shkëputjen rreth dy mujore, me dy projekte.
Prive.al merr vesh se kënga e radhës që del brenda pak ditësh është solo por me kaq nuk mbaruam.
Tashmë është finalizuar marrëveshja e një projekti mes djemve të muzikës shqiptare.
Gjesti dhe Bardhi do të bashkojnë forcat.
Kjo është lënë të kuptohet përmes fotografive në rrjete sociale të dy menaxhmenteve dhe producentit Çelik Lipa.
Sipas burimeve, mësohet se kjo këngë do të publikohet muajin tjetër!
Vjeshta po vjen me përplot risi! /Prive.al