Afrona heqë unazën me plot diamantë të martesës (FOTO)

By

Teksa nuk ka më dyshime se Afrona dhe Blero janë ndarë, bukuroshja që po qëndron me kohë të plotë në Zvicër, e përqendruar në biznesin e saj “Grace Aesthetics” ka ndërmarrë një tjetër hap.

Ajo e ka hequr unazën e martesës me këngëtarin e njohur.

Unaza e veçantë, e rrethuar me diamante në të gjithë strukturën, ishte simboli i dashurisë me të cilën, Dika krenohej duke e postuar në rrjete sociale.

Afrona prezanton unazën me diamant që ia dhuroi Blero - Gazeta Online  INSAJDERI

Prej disa muajsh, modelja është treguar e kujdesshme duke fshehur në fotografi gishtin e unazës, mirëpo tash kur nuk ka më pikëpyetje mbi raportin e tyre, ajo e ka shfaqur haptazi largimin e unazës.

Mbi ndarjen, Blero u pyet nga emisioni Prive të shtunën në dasmën e Arbër Zenelit.

Ai pati një koment duke lënë të nënkuptohet se shpejt vjen një baladë, me shumë gjasë dedikim për Afronën pas ndarjes. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm