Si një prej artistëve me më së shumti hite këtë vit, reperi Gjiko po vazhdon turin e tij të koncerteve pandalshëm.
Ai mbrëmë ishte në Shkup, ku u organizua një event i madh për gjithë shqiptarët e atjeshëm në sheshin Skënderbeu.
E duket se interesimi për reperin ka qenë aq i madh saqë është elektrizuar e gjithë turma.
Duke e parë situatën, me thjeshtësinë që e karakterizon, Gjiko, i vetmi ka zbritur nga skena për t’u bërë pjesë e turmës në një gjest i cili është pëlqyer shumë jo vetëm mbrëmë por edhe sot kur e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
Ndiqni videon. /Prive.al/