Gjermanisht, frëngjisht e pak edhe shqip: Ardian Bujupi publikon duetin e ri

By

Ardian Bujupi po ja del suksesshëm që të zhvillojë karrierën e tij muzikore në disa fronte.

Por, me këtë që sapo lansoi, krahas tregut shqiptar e atij gjerman, këngëtari nga Kosova ka depërtuar në një tjetër audiencë – atë franceze.

Bujupi sapo ka lansuar në Youtube me videoklip këngën e tij më të re ‘Cote d’azur’ e cila vjen në bashkëpunim me reperin francez Hooss.

Ardiani këndon pjesën e tij në gjermanisht teksa reperi në këtë projekt muzikor përpos frëngjisht, ca fjali i thotë edhe në shqip duke bërë që ‘Cote d’azur’ të përbëhet nga një tekst prej tre gjuhëve.

Dëgjojeni të plotë më poshtë dhe na thoni si ju duket! A po ju pëlqen si këngë? /prive.al

Artikuj të ngjashëm