Madonna dhe i dashuri i saj 25 vjeçar nuk po shkojnë drejt altarit, saktësisht … por të gjitha shenjat tregojnë se ata po i qojnë gjërat në nivelin tjetër ‘, sepse babai i tij ka rrëfyer se Madonna i kishtë thënë djalit të tij “Të dua” !!!
Thashethemet kanë qarkulluar për muaj me radhë se Madonna është në lidhje me Ahlamalik Williams … një nga valltarët e saj rezervë. Babai i Williams, Drue, i thotë TMZ … djali i tij dhe Madonna janë 100% padyshim bashkë.
Si fillim, Drue thotë se djali i tij është në lidhje me Madonën për pak më shumë se një vit tani. Drue thotë se ata së pari u takuan në vitin 2015, kur djali i tij aplikoi për në turneun Rebel Heart të Madonnws – dhe Madonna personalisht zgjodhi Ahlamalik nga grupi.
Vazhdojmë për në shtator … Madonna u takua me prindërit e të dashurit të saj në Nju Jork pas një prej shfaqjeve të saj. Dhe, vetëm muajin e kaluar … Madonna priti prindërit e Ahlamalik në një nga shfaqjet e saj në Pallatin Ceasar. Drue thotë se Madonna i ftoi në suitën e saj, ku kuzhinieri personal i Madonnës u përgatiti darkë.
Drue thotë se këngëtarja 61-vjeçare u tha atyre se e do djalin e tyre pa kushte dhe dëshiron të kujdeset për të. Drue thotë: “Dashuria nuk ka moshë”. Ai shtoi, “Djali im po jeton jetën, dhe unë jam thjesht i lumtur për të”.
Këngëtarja dhe prindërit e të dashurit të saj ja kaluan mirë së bashku, sepse Drue thotë se Madonna i ftoi ata në shfaqjet e saj në Londër dhe Francë në fillim të vitit 2020. Drue thotë se ata tashmë kanë rezervuar fluturimet e tyre.
Burimi: TMZ