Menaxheri i reperit Ledri Vula, Faton Shoshi, është i njohur për publikun shqiptar për shkak të punës së përkushtuar ndaj profesionit të tij si menaxher.
Para pak orësh, ai bëri një instastory ku shihet me grimerin e njohur në Amerikë, Ariel.
Fatoni nuk dha asnjë detaj në lidhje me arsyen e ardhjes së tij dhe nuk dihet nëse grimeri erdhi për diçka të veçantë apo thjeshtë për pak ditë pushim në Kosovë.
Nëse nuk e dini, Arieli është miku më i mirë i Anxhelina Hadërgjonajt, me të cilën edhe jeton në një shtëpi në Amerikë.
Pak ditë më parë, ka qenë Fatoni ai që e ripostoi një foto të këngëtares në Instagram në mënyrë që ta paralajmërojë projektin e saj të ri i cili pritet të publikohet së shpejti./Prive.al