Gjendet trupi i pajetë i aktores së njohur

By

U shpall e humbur me 8 korrik, kur autoritetet në Kaliforni filluan kërkimin për aktoren e njohur Naya Rivera.

Rivera kishte marrë me qera një anije në liqenin Piru së bashku me djalin e saj, por pasiqë anija nuk u kthye filloi kërkimi ku fillimisht u gjet vetëm djali i saj 4 vjeç.

Dje është arritur të gjendet edhe trupi i pajetë i Riverës ku sipas raportit policor thuhet se pasi arriti të shpëtoj djalin e saj duke e ngjitur në anije, aktorja nuk kishte më fuqi të shpëtonte veten e saj.

Trupi i pajetë i Naya Riverës u gjet në shtatë vjetorin e vdekjes së kolegut të saj Cory Monteith. Të dy ishin protagonistë në hitserialin “Glee” i cili kishte thyer rekorde shikueshmërie në kohën kur u publikua./Prive.al

Artikuj të ngjashëm