Gjendet aktorja që u shpall e zhdukur një javë më parë

By

Aktorja Tanya Fear, e njohur për rolin e saj në shfaqjen “Doctor Who”, u gjet të hënën pasi u raportua e zhdukur në Los Angeles javën e kaluar, konfirmoi një zëdhënës i LAPD për CBS News.

Tanya Fear: The family of the 'Doctor Who' star has appealed for assistance  after she goes missing in Los Angeles. - Techno Trenz

Tanya, 31 vjeçare, fillimisht u raportua e zhdukur më 9 shtator, tha zëdhënësi. Departamenti nuk po lëshon asnjë informacion shtesë në këtë kohë.

Menaxheri i saj, Alex Cole, tha se ajo u gjet e sigurt nga oficerët të hënën. “Ne e kuptojmë që ajo nuk është dëmtuar fizikisht, por si një masë paraprake, po vlerësohet në një spital lokal,” tha Cole në një deklaratë për NBC News.

Familja e aktores shpërndau fjalën për zhdukjen e saj me hashtagun #FindTanyaFear dhe krijoi një llogari të dedikuar në Twitter për të ndarë përditësimet në kërkim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm