Detaje nga gjendja e Jeremy Renner pasi u godit nga makina për pastrimin e borës

By

Aktori i Hollivudit, Jeremy Renner, ka thënë se ka thyer më shumë se 30 kocka në trupin e tij, kur u godit aksidentalisht nga një makinë e pastrimit të borës në ditën e Vitit të Ri.

Duke dhënë një përditësim për rikuperimin e tij, aktori i Avengers tha se gjendja e tij është stabile, dhe shpërndau një fotografi të shtrirë në një shtrat spitalor.

Renner pësoi një traumë të hapur në gjoks dhe lëndime ortopedike, teksa pastronte borën jashtë shtëpisë së tij në Nevada. Për ditë të tëra, gjendja e tij llogaritej si kritike.

Në Instagram, ai tha se incidenti kishte qenë një “tragjedi për të gjithë familjen time”, por ishte shndërruar në “dashuri bashkuese të veprimit”.

“Këto 30 plus kocka të thyera do të shërohen, do të forcohen, ashtu si thellohet dashuria dhe lidhja me familjen dhe miqtë”, shkroi ai, duke falënderuar të gjithë për “mesazhet dhe kujdesin e tyre”.

Artikuj të ngjashëm