Mozzik dhe Loredana kanë qenë shumë të përfolur kohëve të fundit për ribashkimin e mundshëm.
Ata u kapën bashkë në Gjermani dhe po qëndrojnë në të njëjtën kohë edhe në Kosovë, ku mediat kanë publikuar disa fotografi që i shfaqin bashkë.
E në lidhje me këto raportime mediale ka reaguar vëllai i Mozzik, Getinjo.
Ai ka komentuar në një prej postimeve në Facebook me profilin e tij duke ironizuar.
“Qe t’ju kallxoj të shpisë se fort marak janë bo. Falemnderit shumë” – është shprehur Getinjo.
Tashmë kur prej javësh nuk ka dyshime sa i përket ribashkimit të dyshes, edhe humori s’ka se si të mos mungojë. /Prive.al