Gjatë ditës së djeshme, një ndër lajmet që ka qarkulluar më së shumti në rrjet ishte “Getinjo, skena të nxehta në club”, apo “filmohet duke rrahur të pasmet e një femre”.
Pas pothuajse 24 orë të qarkullimit të lajmit, i cili nuk la vend pa dal e pa marrë komente, i fundit ka reaguar Getinjo përmes llogarisë së tij në Instagram.
“Unë mbaj unaza në gisht, edhe më doket ka pas magnet, m’ka shku dora direkt. Kërkoj falje” – ka shkruar me shaka Getinjo, duke ironizuar këto artikuj të publikuar.
Teksa, rreth këtij lajmi kanë pasur edhe disa story të tjera nga reperi me po të njëtin karakter. Kur flasim për femra dhe Getinjon, artisti asnjëherë publikisht nuk ka pranuar ndonjë lidhje, teksa sipas informacioneve vazhdon single./Prive.al