Përvjetori romantik i martesës për Anjeza Shahinin

By

Vitin e kaluar, Anjeza Shahini rezultoi si ‘kampione’ për mbajtjen e gjërave në fshehtësi.

Këngëtarja e njohur që ka kohë që kur është distancuar pak nga skena muzikore kurorëzoi dashurinë në Toskanë të Italisë pa u kuptuar në asnjë moment nga mediat dhe opinioni i gjerë.

Brenda një rrethi të ngushtë familjarësh dhe persona të afërt, Shahini kurorëzoi dashurinë me diplomatin anglez, Paul Connolly.

Pavarësisht se ‘truku’ ndaj mediave mund të duket i freskët, nga koha kur çifti kurorëzoi dashurinë ka kaluar plot një vit.

E përvjetori nuk kishte se si të kalonte ndryshe përpos me një darkë romantike në një prej hoteleve më luksoze të Londrës. Më poshtë, disa prej fotove më të reja të çiftit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm