Reperi Getinjo, paska hequr dorë nga pirja e duhanit dhe për këtë, meriton çdo respekt sepse ta lësh duhanin është punë e vështirë.
Por në të njëjtën kohë, përderisa Getinjo e ka harruar pirjen e duhanit, është kolegu i tij nga i njëjti qytet ai që e ka nisur duhanpirjen.
Ndonëse i duhet ta ruajë zërin dhe të kujdeset për shëndetin, Labinot Tahiri ka nisur të tymos duhanin!
Në profilin e tij në Instagram, shkruan:
“Getinjo vëlla, ti e le duhanin unë e ngjita. Dikush po kënaqet, e dikush kështu si unë”, ka shkruar Labi! /Prive.al