Geti Marinën e bën me ‘krahë’!

By

Ajo u bë 26 vjeçe të mërkurën.

Ditëlindja e saj u shoqërua me shumë urime e surpriza nga njerëzit e dashur e fansat e saj.

Moderatorja shqiptare e televizionit Top Channel, Marina Vjollca, befasinë më të bukur e ka marrë nga i dashuri i saj, reperi Getoar Selimi.

Ai i ka përgatitur ‘nuses’ së tij një tortë me shkronjën M të rrethuar me krahë engjëlli.

“Jeta ime më bën me krahë”, ka shkruar Marina në një video në profilin e saj në Instagram.

Marina e Geti shumë shpejt pritet të martohen dhe është raportuar se këtë verë ata po përgatisin edhe dasmën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm