Njëherë aktori George Clooney u kishte dhuruar 14-të miqve të tij më të mirë nga 1.3 milionë dollarë, si dhuratë falënderuese që e kishin ndihmuar të arrinte deri në Hollywood.
Miku i tij i ngushtë Rande Gerber, i cili është i martuar me supermodelen Cindy Craëford, e ka kujtuar këtë akt tejet bujar në një emision në SHBA, duke thënë se Clooney i kishte surprizuar miqtë e tij duke u dërguar nga një valixhe me para secilit.
Po ashtu, është raportuar nga gazeta amerikane Page Six se aktori 56 vjeçar dhe gruaja e tij Amal Clooney, kishin shpërndarë dëgjuese për veshë për të gjithë pasagjerët e një aeroplani, për t’i shmangur ata nga ndonjë zhurmë potenciale që mund të shkaktojnë gjatë fluturimit dy binjakët e tyre, Ella dhe Alexander. /Prive.al