Genta shtyen dy projektet e paralajmëruara!

By

“A je gati”(ft. 2Ton), “Shkurt e shqip”(ft. Labinot Tahiri) dhe “Kishe” ishin tre këngët që Genta Ismajli publikoi në vitin që lamë pas por në një intervistë për Prive këngëtarja tregoi se vitin do e përmbyllte edhe me dy këngë.

Bëhej fjalë për një bashkëpunim dhe një baladë, por që nuk ndodhi kështu pasiqë ndryshuan planet e Gentës.

Tashmë të dy këto këngët e paralajmëruara nuk do të publikohen tani. Sipas informacionit që ka zbuluar këngëtarja, projekti i radhës do të titullohet ‘Squat Baby’ dhe do të publikohet shumë shpejt.

Kujtojmë se kënga e fundit e publikuar është ‘Hit zemër’ e publikuar në ditët e para të 2016-tës.

Artikuj të ngjashëm