Genta merr jo një por shumë dhurata luksoze nga i dashuri i saj

By

Genta Ismajli është vajzë me fat!

Këtë themi kur shikojmë aktivitetin e saj në rrjete sociale – çdo ditë lule e dhurata nga i dashuri, përqafime e puthje, sepse Usta nuk humb asnjë rast t’i shprehë asaj dashurinë.

Çifti së fundmi kanë shijuar disa udhëtime në Kroaci e Shqipëri, dhe gjithçka duket se po ecën bukur për çiftin e lumtur.

Në një intervistë për Prive muaj më parë, mund të shihni se sa të dashuruar janë.

E tani në llogarinë e saj ajo publikoi një video të shkurtër, ku i prezanton ndjekësve të saj dhuratat që ka marrë.

Qese Louis Vuitton, Burrbery, Chanel, Dior e Giuseppe Zanotti, të gjitha për këngëtaren, që padyshim janë dhurata nga i dashuri i saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm