Sapo është publikuar kënga e re e Etnon dhe Genta Ismajlit e titulluar ‘Shake it’.
Ky krijim muzikor mban vulën e Blackfish Entertainment kurse për realizimin e videoklipit është përkujdesur Max Production.
Siç treguan artistët në Prive, ideja për të qenë Genta në klip ishte e Etnon, teksa këngëtarja e pranoi me kënaqësi këtë ftesë.
Në plane të tyre pas ‘Shake it’ janë edhe një varg projektesh tjera por momentalisht, ata do shijojnë suksesin e këtij projekti që në minutat e parë nga publikimi po pëlqehet nga publiku. /Prive.al/
https://www.youtube.com/watch?v=GNlf6YbjUO4