Ja cila ishte dhurata më e bukur për ditëlindjen e Teutës, gruas së Sinanit

By

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur Sinan Vllasaliu, Teuta, dje festoi ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë, ajo mori shumë urime dhe me gjasë edhe dhurata por këtë herë gjërat ishin pak më ndryshe për faktin se për të parën herë, zonja Teutë po e priste ditëlindjen si gjyshe.

Këtë e ka nënvizuar si fakt edhe e bija, Edona, që djalin e ardhur në jetë pak muaj më parë e ka cilësuar si dhuratën më të mirë, siç edhe me të drejtë mund të konsiderohet.

Ndryshe, urim ka pasur edhe nga këngëtarja Vjollca Haxhiu që zonjën Teutë e ka konsideruar si gruan më të lumtur në botë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm