20 vite Besnik ndaj repit! (Video)

By

2016-ta shënon dekadën e dytë të reperit 2po2 në skenën e hip hop’it shqiptar. Ky vit për të nuk do të kaloj në heshtje madje ka shumë projekte gati.

Produksionet muzikore do të përmblidhen në albumin ‘2020’ që do të jetë në treg shumë shpejt.

Ky album do të përmbaj shumë këngë por edhe bashkëpunime interesante që akoma nuk janë bërë publike.

Përtej kësaj, 2po2 shpreson që këtë vit të mbaj një koncert madhështor në Prishtinë pasiqë për 20 vite karrierë nuk ka mbajtur ndonjë event në vendlindjen e tij. Jo për shkak të mungesës së kërkesave por për arsye se koncerti në kryeqytet do të jetë madhështor.

Artikuj të ngjashëm