Një përleshje masive fizike ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës. Gjatë kohës që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës, është sulmuar fizikisht nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku dha Hajdar Beqa.
Fillimisht ndaj kryeministrit Kurti është hedhur ujë dhe më pas ka nisur përleshja fizike. Në kuvend ka ndërhyrë edhe policia.
Ndër reagimet e shumta, në lidhje me rastin ka reaguar edhe artisti i mirënjohur,, Genc Prelvukaj.
Shihni më poshtë postimin e plotë dhe pa ndërhyrje të cilit Prelvukaj e ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook. /Prive.al
“Sterpikja me uje njihet si metode proteste ne shume vende demokratike, ndonese nuk e mbeshtes si reaksion. Mirepo goditja me gjera te forta, si ne rastin e z.Bislimi eshte rrugaceri e dhune.
Nderkohe, eshte partia Vetevendosje e cila e ka instaluar dhunen ne parlament. Per dallim nga Lushtaku, ne foton e dhene me poshte, shihet Kurti duke hedhur sprej drejt syve te njerezve qe nuk mendojne si ai. Sprej qe lendon shikimin. Mos te flasim per goditje me ngjyre, veze, gure deri ne eksploziv ndaj shtepive te kundershtareve politike.
E kam thene edhe me pare. Metodat e dhunes qe ka aplikuar formacioni i Kurtit per 15 vite me radhe, ka rrezik te kthehen si forma te zakonshme veprimi edhe jashte politikes. Ndaj viteve te fundit kemi nje shoqeri e cila dhunon mendimin ndryshe, ku urretja ka zevendesuar mirekuptimin, ku shpifja ka zevendesuar informaten e shendoshe, ku shume njerez provojne te instalojne mendimin e tyre me dhune ne familje e jashte saj. Sepse kane ndjekur nje shembull te keq, sepse Vetevendosje per pushtet ka harruar cfare mesazhi percjell tek brezi i ri ne formim.
Prandaj viktivizimi i tyre ne rastin e sotem, eshte hipokrizi, shpreh nivel medioker.”