Projekti i tyre i radhës erdhi si befasi për fansat e këngëtarëve.
Ata zbuluan paka pak ditësh se po sjellin një bashkëpunim, dhe tani e kanë bërë të ditur edhe datën e publikimit.
Reperi Genc Prelvukaj e këngëtarja Greta Koçi, do të publikojnë këngën e re të shtunën.
Ata kanë gjiruar edhe një videoklip, për këngën e cila do mbajë titullin: “Nuk ka dashni”.
Genci para pak ditësh, ka sjellë edhe një këngë të re për publikun që adhuron muzikën e tij, në bashkëpunim me Mimoza Shkodrën.
Kënga e dyshes: “Jemi nda”, u pëlqye mjaft shumë me t’u lansuar. /Prive.al