Kur Gena ka ditëlindjen, bëhet goxha festë.
Këngëtari shqiptar, ka festuar ditëlindjen e tij në një hotel në Antalya të Turqisë, ai ka marrë një surprizë të bukur nga gruaja e tij dhe jo vetëm.
Përvec Lori Brahimajt, bashkëshortes së Genës, në këtë rast afër tyre ka qëlluar edhe reperi kosovar Milot Hasangjekaj, i cili ka marrë pjesë në organizimin e kësaj befasie për Genën.
Gjithcka është dokumentuar në rrjete sociale, pasi Gena e ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram, të momentit kur i vije torta para dere.
“Nje surprize e bukur nga bashkshortja ime flm @lori_brahimaj ❤️?gjithashtu dhe @milothasangjekaj dhe miqve qe u ndodhen te pranishem….Nje falenderim dhe per gjith juve per urimet qe sinqerisht ma zbukuruat kte dite edhe me shume…zoti ju bekofte”, ka shkruar Gena. /Prive.al