Gazetarja shqiptare përmbyll kontratën me televizionin pas 8 vitesh

By

Pas tetë vitesh në ekranin e ‘Ora News’ gazetarja Ilva Tare ka njoftuar largimin nga ky televizion. Përmes një letre, e cila është botuar në faqen e internetit nga ‘Ora News’, Tare thotë në muajt e ardhshëm do të jem e angazhuar me projekte dhe ambicie të reja profesionale.

Ajo e mbyll reagimin e saj duke thënë se me Presidentin dhe pronarin e televizionit ka vendosur të mbeten dashamirës të sukseseve televizive që na rezervon e ardhmja.

Letra

Pas 8 viteve angazhimi e përkushtimi në televizionin më të besueshëm informativ, Ora News, me emisionin Tonight Ilva Tare dhe drejtimin e departamentit të Informacionit, rrugëtimi profesional me këtë televizion do të pasohet me mbresat e pashlyeshme të një bashkëpunimi dhe arritjeve të shkëlqyera.

Në muajt e ardhshëm do të jem e angazhuar me projekte dhe ambicje të reja profesionale, për të cilat e them pa frikë se udhëzuesi më i mirë do të jetë eksperienca e këtyre viteve.

E vlerësoj shumë mundësinë e të punuarit me çdo gazetar, redaktor, teknik për bashkëpunimin e suksesshëm si dhe lirinë e ofruar, për të dhënë më të mirën në shërbim të së vërtetës dhe të publikut shqiptar.

Ora Neës është tashmë një ekran i pamungueshëm në familjet shqiptare dhe lajmet e programet cilësore me shikueshmëri të lartë, janë një bilanc motivues për suksese edhe më të mëdha profesionale.

Së bashku me Presidentin e Yldon Media Group Ylli Ndroqi dhe drejtuesit e Ora Neës kemi vendosur të mbetemi dashamirës të sukseseve televizive që na rezervon e ardhmja.

Artikuj të ngjashëm