Gati me albumin e ardhshëm, Ledri na jep edhe disa pamje të videoklipit të ri

By

Me anë të postimi në llogarinë e tij në Instagram, Ledri njoftoi fansat dhe ndjekësit e tij se albumi i ri është gati.

Reperi ka punuar gjatë në projektet e tij të reja muzikore të cilat sipas postimeve së fundmi, vijnë të gjitha me videoklipe.

Artisti nuk ka dhënë shumë detaje, por ka bërë me dije se është gati ‘për të vrarë’, sigurisht në muzikë.

Siç merr vesh Prive, Ledri ka punuar me producentë të ndryshëm dhe ne mezi po presim të lansohet.

Ndërkaq, krahas këtij lajmi postimet e Ledrit në Instagram nuk kanë sosur sepse ai ndau edhe pamje nga videoklipi i ri për njërën nga këngët.

Shihni më poshtë postimin e tij në Instagram. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Artikuj të ngjashëm