Një tjetër emision shtohet në skenën programore të Klan Kosova!
Nga kjo e Dielë, Shqipe Berisha dhe Gonxhe Gërxhaliu, dy vajzat simpatike të programit të mëngjesit, më të cilat shikuesit e Klanit nisin ditën, do startojnë aventurën e re televizive.
‘Double Trouble’ titullohet ky format që është konceptuar në thelb si garë mes ekipeve të vajzat do të përfaqësojnë.
Gjatë 45 minutave të një episodi “Double Trouble”, moderatorët Shqipe Berisha dhe Gonxhe Gërxhaliu me ndihmën e personazheve të krijuara, bendit, mysafirëve në studio dhe ekipit kreativ, do të krijojnë një hapësirë argëtuese, e cila synon të tërheqë audiencë të gjitha moshave.
Mysafirët që do të ftohen në studio do të jenë personalitete publike përfshi këtu sportistë, politikanë, këngëtarë, aktorë, doktorë dhe qytetarë të thjeshtë që shquhen për karakteristika të veçanta. Ata do garojnë kundër njëri tjetrit në lojëra kreative që krijojnë situata qesharake dhe të cilat do të ndryshojnë me çdo episod.
Nga çfarë mund të kuptohet përmes promos së emisionit të parë me Kekën dhe Dinin të ftuar, na pret goxha argëtim në ekranin e Klan Kosova. Për më tepër, nga kjo e Dielë në ora 18:00.