Shyhretja dhe Engjëllusha përfshihen në aksident trafiku? Kjo është e vërteta

By

Lajmet e rrejshme, si një problem serioz ditën e sotme kanë pasur pre këngëtaren Shyhrete Behluli.

Në Facebook, gjatë pasdites ka qarkulluar lajmi se ajo është përfshirë në një aksident trafiku me gjithë vajzën, Engjëllushën.

Kjo ka shkaktuar shqetësim edhe mes rrethit të të afërmve dhe miqve që kanë kontaktuar këngëtaren.

Por cila është e vërteta?

Shyhretja për Prive.al ka konfirmuar që është mirë me shëndet dhe s’ka ndodhur asgjë nga ajo që përflitej.

Ajo me gjithë Engjëllushën janë të zëna me mbrëmjet muzikore në këto ditë feste për Gruan që siç e do tradita, shënohen me ahengje.. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm