Ariana Grande prezanton të dashurin

By

Ariana Grande duhej të publikonte klipin e ri për t’i konfirmuar botës romancën me agjentin e pasurive të paluajtshme,  Dalton Gomez.

Kënga e re quhet “Stuck With You”, një bashkëpunim me Justin Bieber që i dedikohet ditëve të gjata të karantinës dhe sigurisht, dashurisë.

Në video shfaqen shumë njerëz (të famshëm dhe të thjeshtë) teksa jetojnë jetën “ngecur” brenda shtëpisë. Grande dhe partneri sekret shfaqen në një moment të klipit dhe duken shumë çift, gjë që vërteton thashethemet e kësaj kohe. Në fillim të videos, duket Ariana që përqafon dikë, fytyra e të cilit nuk duket, ndërsa aty nga fundi, dyshja shfaqen duke kërcyer.

“Ata janë goxha të ngjashëm. Ai dikur ka qenë balerin dhe kanë miq të përbashkët. Ajo e ka njohur më mirë dhe më shpejt gjatë kohës së karantinës. Kanë kaluar shumë kohë vetëm me njëri tjetrin në shtëpi.”

Në këngën “Stuck With U”, Ariana dhe i dashuri i ri s’janë të famshmit e vetëm. Justin dhe Hailey ndanë copëza nga jeta e tyre në shtëpi, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk dhe diku, shfaqet Kendall dhe Kylie-n.

Të gjithë në kushte shtëpie, duke u marrë me gjërat që kanë rëndësi vërtet.

Artikuj të ngjashëm