Reperi tashmë numëron 1 milionë ndjekës në profilin e tij në Instagram, ndërsa miliona klikime numërojnë hitet e tij në Youtube.
“Në fillim të 2020-es, do të bashkëpunoj me një kompani për të nxjerrë linjën time të re “Gashi”. Dua të fokusohem tek dizenjimi i rrobave për njerëzit si unë, të cilët janë paksa “masë e madhe”. Dua që njerëzit të ndjejnë vetëbesim dhe rehati. Jam lodhur nga gjithçka që nuk më bën gjatë photoshoot-eve të mia dhe jam ndjerë si m*t, kështu që do të filloj të bëj një ndryshim duke nisur nga vetja ime.”- ka shkruar reperi krah postimit, ku ka marrë komente positive dhe mbështetjen e madhe të fansave.