Gashi mbetet i zhgënjyer nga “Grammy”

By

Reperi me prejardhje shqiptare, Gashi ka lansuar albumin e tij “1984” ku përfshin edhe disa bashkëpunime me artistë të njohur si Sting, ka marrë kritika shumë të mira dhe padyshim u prit më entuziasëm nga fansat e tij.

Ai së fundmi ka hyrë në Instagram për të shprehur zemërimin e tij sepse “1984”, nuk u nominua për asnjë çmim në natë e ndarjes së çmimeve Grammy.

“Për adhuruesit e mi. Ju jeni arsyeja pse unë jam gjallë.. albumi im nuk u nominua për një Grammy dhe po kjo më shqetësoi por ju jeni arsyeja që nuk e humba plotësisht, sepse kam punuar shumë në të, por ju më keni treguar më shumë se sa një çmim faleminderit dhe lutem kur të bëj turne mund t’ju dëgjoj duke kënduar ato kënge fjalë per fjalë.”, shkroi ai në postim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm