Gashi elektrizoi natën e dytë të festivalit Sunny Hill, të mbajtur në parkun e Gërmisë.
Por përveç tij, publikun e ‘hallakati’ edhe Ledri Vula, me hitet e tij të cilat numërojnë miliona klikime në YouTube.
Të dy performuan edhe bashkë projektin e tyre me titull “That’s Mine”.
Pas mbrëmjes së paharruar, Gashi kaloi kohë edhe të nesërmen me Ledrin dhe menaxherin e tij Faton Shoshin.
Madje reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, i quajti të dy vëllezër dhe i postoi ata në llogarinë e tij në Instagram.
Ndryshe, Gashi publikoi edhe një këngë të re pas pjesëmarrjes në Sunny Hill që quhet “Never Forget”./Prive.al