Moderatorja e njohur Arbana Osmani, është gjithashtu e njohur për recetat e saj të famshme të ushqimit, të cilat kohë pas kohe i sjellë për ndjekësit e saj.
Mirëpo kësaj radhe moderatorja ka bërë një gabim teksa ka dhënë ide për të tjerët se çfarë mund të përgatisin për iftar.
Përmes disa storieve në Instagram, Arbana ka sugjeruar ushqim me mish derri dhe verë të bardhë, duke harruar kështu se myslimanët nuk e hanë mishin e derrit dhe as nuk përdorin verërat në muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Ta keni si ide dhe per iftar meqe shume mi kerkoni recetat para iftarit,” shkroi Arbana në mbishkrimin e storieve. /Prive.al