Aktori i famshëm hap dyert e shtëpisë për refugjatë nga Ukraina

By

Ylli i Doctor Strange, Benedict Cumberbatch tha për Sky Neës se po punon me bamirësinë Refugees At Home për të ristrehuar refugjatët ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai pret që një familje të mbërrijë në shtëpinë e tij së shpejti.

“Ata ia dolën të dalin nga Ukraina. Jam duke monitoruar përparimin e tyre çdo ditë. Fatkeqësisht, ata po i nënshtrohen një trajtimi mjekësor. Të thuash diçka më shumë për këtë do të ishte cenim i privatësisë së tyre dhe shumë për kohën kur ata do të vijnë dhe mënyra se si po menaxhohet do të pushtonte timen – por unë dua t’u jap atyre njëfarë stabiliteti pas trazirave që ata kanë përjetuar, dhe kjo është brenda shtëpisë sime”, tha ai. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm