Artisti i njohur G4SHI ka bërë një sqarim për të gjithë ata që thonë se ishin të parët që e intervistuan atë, fjala është për shqiptarët.
Këngëtari i cili me origjinë është shqiptar ka shpërndarë profilin e prezantuesit të emisionit NIN në Klan Kosova, Alaudin Hamiti, për të treguar se ai ishte i pari që bëri intervistë me të.
Alaudin Hamiti bashkë me prezantuesen e Prive, fluturuan në Neë York gjatë vitit 2011 për t’I realizuar disa intervista ekskluzive, ndër to edhe me G4SHIN.
‘Ky ishte njeriu i parë që fluturoi në NY për të bërë një intervistë me mua’, shkroi artisti në instastory.
G4SHI së fundmi solli projektin ‘Creep On Me’ në bashkëpunim me Frenc Montana dhe DJ Snake, një këngë e cila po pëlqehet shumë.
Videoklipi për këtë këngë pritet të publikohet së shpejti dhe këtë e ka bërë të ditur vetë artisti përmes shumë fotografive të cilat i ka postuar në rrjetin social Instagram./Prive.al