Dua Lipa “e kalli lojën”, bionde vrastare në klipin e ri e me forma të hatashme

By

Ca ushtrime në palestër dhe boksi, paskan qenë determinuese për pamjen e saj në klipin e ri të cilin e publikon këtë të enjte.

Këngëtarja Dua Lipa, e paska “kallë lojën” me format në videospotin që e ka paralajmëruar për lansim.

Dua na befasoi të gjithëve duke u shndërruar në bionde për këtë projekt, por befasi edhe më e madhe qenka pamja e saj e stërvitur fort.

Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, që është shkëputur nga skenat e video spotit, në të cilat Dua shihet e shtrirë në një divan derisa ekspozon linjat e stërvitura dhe të bonifikuara të fizikut të saj.

Në bashkëpunim me Dj Diplo dhe Mark Ronson, Dua Lipa sot lanson këngën “Electricity”. /Prive.a

 

Artikuj të ngjashëm