Fustani i Lia Stubllës, në mesin e më të mirëve në Festivalin e Filmit në Venedik (FOTO)

By

Krijimet e Lia Stubllës janë kudo edhe nëpër botë.

Së fundmi, dizajnerja e njohur shqiptare ka veshur Jessica Goicoechea për Festivalin e Filmit në Venedik.

Modelja e njohur kishte të veshur një fustan të zi të krijuar nga Stublla – e i cili u zgjodh në mesin e veshjeve më të mira në këtë festival.

Ky krijim i Lia Stubllës, është vlerësuar dhe është renditur bashkë me marka shumë të njohura në botë si Chanel, Armani, Givenchy dhe të tjerë.

“Është nder të jem në mesin e tyre. Kam punuar shumë për ta parë veten në këtë pikë. Nuk mund ta besoj që ëndrra ime është bërë realitet”, ka shkruar dizajnerja teksa ka publikuar fotografi me fustanin e zi./Prive.al

Artikuj të ngjashëm