Me kërkesë të veçantë u punua velloja e moderatores së njohur Elita Rudi, e cila javën që lamë pas ishte protagonistja kryesore e mediave rozë.
Martesa e saj me reperin Gjiko nga Peja, ishte tema e javës së kaluar derisa çifti lidhën kurorë të shtunën përmes një ceremonie madhështore në afërsi të Prishtinës.
Dizajnere e fustanit ka qenë vet Elita bashkë me Geraldina Sposën, e çmimi i fustanit të saj ka kapur një shifër marramendëse.
Siç merr vesh Prive ai fustan kap vlerën në 10 mijë euro, ndërsa Elita ka paguar vetëm gjysmën e çmimit sepse pjesa tjetër është përfshirë në marketingun që i ka bërë ajo kësaj marke, me faktin që e veshi në një dasmë që mori kaq shumë vëmendje. /Prive.al