Nera dhe Ariana Fejzullahu me relacionin e tyre reflektojnë imazhin perfekt të marrëdhënies mes nuses dhe vjehrrës.
Dyshja vazhdimisht shihen bashkë duke u dukur më shumë si shoqe sesa si janë me të vërtetë.
Këtë e kanë dëshmuar sërish me ‘arratisjen’ e ditëve të fundit.
Ariana dhe Nera kanë marrë të Premten rrugë drejt Selanikut të Greqisë me kohën e mirë dhe me diell për të shijuar qytetin grek dhe jo vetëm.
Kjo për faktin se dyshja normalisht që kanë bërë edhe shumë blerje të koleksioneve më të fundit të bashkimit mes H&M dhe Kenzo.
Më poshtë fotot nga udhëtimi i grave të familjes Fejzullahu. /Prive.al/