Fundi i një etape: Xhemi Shehu largohet nga “Portokalli”

By

Programi më jetëgjatë e njëkohësisht më i ndjekur i humorit në Shqipëri “Portokalli” ka krijuar shumë lajm këtë verë.

U përfol që trupa do të largohet tërësisht drejt një televizioni tjetër e më pas u tha se ata do të mbesin.

Teksa është konfirmuar se nuk do ketë lëvizje të forta në program mes aktorëve, të paktën një detaj nuk ka më dilema.

Prezantuesja e programit prej shumë vitesh, Xhemi Shehu përfundimisht është larguar nga drejtimi i “Portokalli”.

Këtë e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale kur i është përgjigjur me një “po” të shkurtër ndjekësve të cilët e kanë pyetur se a janë të vërteta lajmet e largimit.

Nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet, marrë shkas nga fakti se Xhemi në vazhdimësi në intervista deri vonë kur është pyetur për projektet në televizion deklaronte se nuk do të bëjë asgjë tjetër veç “Portokalli”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm