Seldi deklaroi ndarjen, por Mimoza Shkodra po hesht!

By

Pas spekulimeve që zgjatën thuajse një muaj, ai e deklaroi ndarjen në një emision shumë të ndjekur televiziv.

Çifti i njohur dhe shumë simpatik, Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra, shkaktuan dyshime për ndarje në momentin që larguan fotografitë e përbashkëta nga Instagramat e tyre.

Por nuk shkoi gjatë dhe dyshja u rikthyen sërish në “temë qendrore në shoubizin vendor”, pasi që Seldi ishte ai që e deklaroi ndarjen.

Intervista e dyshes dhene per Prive muaj me pare: 

Pas raportimit të Prive.al, i pari mbi ngjarjen, është dashur të kalojë rreth një muaj deri në prononcimin e njërit prej protagonistëve.

Seldi, në natën e parë të “Dance With Me” e ka pranuar ndarjen.

I pyetur nëse është akoma bashkë me Mimozën, Seldi është shprehur: “Është e vërtetë që unë dhe Mimoza nuk jemi më bashkë. Kam respekt për Mimozën dhe familjen e saj për gjithë kohën e kaluar bashkë. Kështu paska qenë e shkruar.”.

Derisa nga Mimoza nuk ka pasur as edhe një reagim të vetëm, pasi që në Instagramin e këngëtares nuk është publikuar asgjë. Sic duket ajo ka zgjedhur heshtjen si përgjigje karshi aludimeve dhe deklaratës së ish të fejuarit të saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm