Fqinjët e Rita Orës të acaruar radhisin disa ankesa për të

By

Rita Ora është kritikuar nga vendasit për qëndrimin e këngëtares në shtëpinë e saj të dytë gjatë bllokimit që ka ardhur në fuqi në Mbretërinë e Bashkuar.

Fqinjët e pakënaqur thuhet se janë të pa impresionuar që ajo u zhvendos në shtëpinë në jug-jerëndim në vend që të izolohej në shtëpinë e saj në Londër.

Këngëtarja 29-vjeçare është në pritje të përfundimit të bllokimit në shtëpi, dhe banorët lokalë kanë raportuar se e kanë parë atë dhe kolegët e saj duke shijuar udhëtime me biçikletë, dhe duke ofenduar njerëz nga rruga publike afër shtëpisë.

Ajo gjithashtu është akuzuar se ka ecur në pronën private të një fermeri, duke e inatosur atë dhe duke e ofenduar në fund.

Por agjenti i saj këmbënguli që ajo kishte qëndruar në shtëpinë e saj të pushimeve që nga 21 Mars, para se të zbatohej bllokimi.

Një raport në The Sun pretendoi se një fqinj i zemëruar ka shkruar në një grup lokal në Facebook: “Me siguri ajo duhet të kishte respektuar rregullat dhe të kishte qëndruar në Londër?”

Një fqinjë tjetër pretendoi se djali i saj shtatë vjeçar kishte filluar të qajë kur shoqëruesit e këngëtares i kishin bërtitur atyre teksa po ecnin në një shteg publik afër pronës.

Ajo pretendoi: “Pak minuta më vonë, një dron i dërguar nga prona na ndoqi ndërsa u larguam.”

Mirëpo përfaqësuesit e Ritës i thanë gjithashtu The Sun, se kishte pesë persona të tjerë që punojnë në albumin e saj në shtëpi, dhe mohuan që i ka mërzitur fqinjët fare.

Ata thanë: “Ajo është shumë serioze për karantinimin gjatë koronavirusit duke u izoluar dhe duke mos udhëtuar në shtëpi.”

Po ashtu thanë se Rita kishte qëndruar në pronë që nga para bllokimit për të punuar në albumin e saj, dhe ajo ishte me kolegë pune dhe jo me miq. Ata shtuan se ajo nuk kishte qenë në ndonjë udhëtim me biçikletë.

Artikuj të ngjashëm